Bota

Eksperti i OKB-së vlerëson hetimin e GJNP-së për krimet e luftës të Izraelit

Hetimi zyrtar mbi akuzat e krimeve të luftës në Palestinë është një “hap i rëndësishëm përpara në përpjekjen për përgjegjësi”, bëri të ditur sot një ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut për vendimin e Gjykata Ndërkombëtare Penale.

“Përgjegjësia deri më tani kryesisht ka munguar në veprim gjatë gjithë okupimit 52-vjeçar,” tha raportuesi special për Territoret Palestineze, Michael Lynk, në një deklaratë.

Ai tha se përgjatë viteve, bashkësia ndërkombëtare miratoi qindra rezoluta përmes OKB-së duke dënuar tipare të ndryshme të okupimit të Izraelit në territorin palestinez, por ai rrallë kombinonte kritikat me pasoja për Izraelin.

“Tani, mundësia e përgjegjësisë është më në fund në horizont”, tha ai.

Prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Fatou Bensouda, më 20 dhjetor njoftoi se ishte “e bindur që ekziston bazë e arsyeshme për të vazhduar me një hetim mbi situatën në Palestinë”.

Ajo kaloi pesë vjet duke shqyrtuar provat fillestare, si pjesë e një hetimi paraprak të luftës së vitit 2014 në Gaza, vendbanimet izraelite dhe së fundmi, vrasjen dhe plagosjen e demonstruesve palestinezë pranë kufirit të Gazës.

Bensouda para se të fillonte hetimin zyrtar nga zyra e saj, tha se do të kërkojë vendim nga dhoma e paragjyqësore për çështjen e juridiksionit territorial.

Në mënyrë të veçantë, ajo po kërkon konfirmim se “territori” mbi të cilin Gjykata mund të ushtrojë juridiksionin e saj përfshin Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor dhe Gazën.

Dy milionë palestinezë jetojnë në Gaza, ekonomia e të cilëve ka vuajtur me vite të tëra nga bllokada e zbatuar nga Izraeli si dhe shkurtimet e fundit të ndihmës së huaj pas përplasjeve në enklavë.

Sipas Bankës Botërore, papunësia qëndron në 52 për qind, ndërsa varfëria është e përhapur në territoret që janë okupuar që nga viti 1967./AA

OPINIONE