Eksperti libanez: Helmetat e Bardha kanë bërë ‘mise en scene’ me udhëzimet e inteligjencës angleze dhe amerikane

Gjenerali libanez në pension, Amin Hteyt ka deklaruar se evakuimi i Helmetave të Bardha nga Siria tregon se kjo organizatë është plotësisht një produkt i Perëndimit.

Anëtarët e organizatës Helmetat e Bardha të cilët u akuzuan për bashkëpunim me ekstremistë, u evakuuan nga Siria në Izrael së bashku me anëtarët e familjeve të tyre. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, u tha se Helmetat e Bardha kanë gisht në provokimet më të mëdha gjatë luftës së Sirisë dhe se evakuimi i anëtarëve të kësaj organizate nga Siria, ka treguar natyrën dhe dyftyrësinë e këtyre personave.

Gjenerali libanez në pension, Amin Heyt, i cili foli Sputnik, bëri një deklaratë lidhur me Helmetat e Bardha. Hteyt ka deklaruar se evakuimi i Helmetave të Bardha nga Siria tregon se kjo organizatë është plotësisht një produkt i Perëndimit dhe vazhdoi kështu:

‘ATA MBËSHTETEN OPERACIONET E ZHVILLUARA KUNDËR SIRISË’

“Ne kemi parë se si Krijuesi shpëtoi atë që e krijoi. Po flas kështu sepse kam aq shumë dëshmi për këtë. Së pari, ky grup u themelua nga Anglia me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, dhe së dyti, këta njerëz u stërvitën në kampe ushtarake në Izrael dhe më pas u dërguan në Siri. Së treti, të ashtuquajturat xhirimet dokumentare u zhvilluan me udhëzimin e inteligjencës britanike dhe amerikane dhe këto xhirime ofruan mbështetje të bazuar në informata në operacionet kundër Sirisë.”

Në një deklaratë për Sputnik, Vladimir Fitin nga Qendra e Lindjes së Mesme e Institutit të Rusisë për Studime Strategjike, tha se video xhirimet e montuara të Helmetave të Bardha janë bërë me udhëzimet e inteligjencës britanike dhe amerikane dhe me paratë e tyre.

Fitin u shpreh: “Tani, këta persona po evakuohen urgjentisht nga Siria në mënyrë që të mos bien në duart e ushtrisë siriane e cila është duke përparuar vrullshëm.”

Duke vënë në dukje se deri më tani është evakuuar vetëm një pjesë e Helmetave të Bardha, eksperti njoftoi se anëtarët e tjerë po vazhdojnë të punojnë në rajonet e kontrolluara nga terroristët dhe se me siguri, ata janë duke e përgatitur një video të re provokimi.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne