Eksperti libanez: Ka një afërsi të madhe midis militantëve në jug të Sirisë dhe Izraelit

Analisti politik libanez, Nidal Said al-Sabaa deklaroi se planet izraelite për të ndërtuar një zonë tampon në Lartësitë e Golanit janë habitëse.

Duke folur pë Sputnik, al-Sabaa u shpreh kështu: “Në vitet e fundit, Izraeli ka mbështetur militantët, të cilët janë treguar si opozitë e armatosur e Sirisë. Në veçanti, ata i kushtojnë rëndësi të madhe formacioneve të paligjshme që veprojnë përgjatë kufirit me Lartësitë e Golanit. Izraeli donte të krijonte një zonë tampon për të parandaluar kontaktin me ushtrinë e Libanit Jugor.”

Eksperti libanez, i cili tha se Izraeli i ftoi ata në konferenca të ndryshme për të tërhequr opozitën siriane në anën e tyre dhe se bisedimet u mbajtën edhe në Ambasadën e SHBA-së në Jordani, u shpreh se si rezultat i kësaj, disa politikanë në Siri po punojnë për interesat e Izraelit, si dhe shtoi se: “Natyrisht, banorët e Dera-s nuk donin të jenë viktimë e politikës izraelite dhe provuan çdo mënyrë të mundshme për ta kthyer pushtetin e qeverisë së ligjshme siriane.”

Duke rikujtuar se Izraeli nuk do të heqë dorë nga plani i tij, sepse suksesi i ushtrisë siriane do të sjell në rend të ditës çështjen e kthimit tek pronari legjitim i Lartësive të Golanit, al-Sabaa u shpeh: “Më shumë gjasa, Izraeli do të përpiqet të parandalojë ushtrinë siriane nga lëvizja në jug sa më shumë të jetë e mundur.”

ERDOGANI NUK LEJON KRIJIMIN E FORMACIONEVE TË KURDËVE NË KUFI TË TURQISË

Eksperti libanez i cili vlerësoi edhe gjendjen në veri të Siri, tha se presidenti i Turqisë, Regjep Taip Erdogan është garantues i i stabilitetit në kufirin Siri-Turqi, si dhe shtoi se: “Erdogan nuk lejon krijimin e formacioneve të kurdëve, gjë që do ta bëjë situatën në Siri edhe më të vështirë.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne