Eksperti rus: Helmetat e Bardha u evakuan sepse janë të kompromentuar

Eksperti rus Aleksandr Gusev deklaroi se Izraeli ka evakuuar Helmetat e Bardha nga Siria për shkak të faktit se anëtarët e saj janë plotësisht të kompromituar.

Në deklaratën e dhënë për Russia Today (RT), drejtori i Institutit të Planifikimit Strategjik të Rusisë, Aleksandr Gusev vuri në dukje se evakuimi i Helmetave të Bardha për të cilat thuhej se janë ‘organizata të ndihmës’, por që ishin të lidhura me organizatat terroriste, tregoi se këta persona ‘kanë përmbushur detyrat e tyre’.

Gusev u shpreh kështu: “Pse Izraeli? Këtij vendi i jepet mbështetje financiare dhe politike nga një kapital i madh nga Perëndimi. Përveq kësaj, bëhet fjalë për afërsi rajonale. Është e qartë se inteligjenca izraelite kontrollon një pjesë të madhe të territorit sirian dhe për të është më e lehtë që të kryejë evakuimin e anëtarëve të kësaj organizate.”

Eksperti rus shtoi se nuk ka dyshim se Izraeli e ka ndërmarrë këtë hap me insistimin e Uashingtonit, për shkak financimi i Helmetave të Bardha është bërë krejtësisht nga Perëndimi.

Më parë, Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit pati njoftuar se Izraeli ka evakuuar anëtarët e Helmetave të Bardha në Siri, së bashku me familjet e tyre, me kërkesë të vendeve të SHBA-së, Kanadës dhe atyre evropiane.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne