Eksperti rus: Pala fituese në Afrin do të jetë Turqia; nëse SHBA formon shtet kurd, Turqia do të shpërndaj NATO-në

Eksperti ushtarak rus, Sivkov deklaroi se Turqia do të dal fituese nga lufta kundër grupeve kurde në Afrin.

Në deklaratën e bërë për Sputnik, Konstantin Sivkov nga Akademia Ruse e Raketave dhe Artiljerëve, tha: “Nëse e krahasojmë shtetet e NATO-së, Turqia është shteti me nivelin më të lartë të gaditshmërisë luftarake dhe është në gjendjen më të lartë të gaditshmerisë për luftë nga pikpamja morale dhe teknike. Përveq kësaj, ushtria turke ka një përvojë shumë të rëndësishme në fushën e luftës me kurdët në vend. Natyrisht se turqit do të vijnë fitimtar. Në këtë çështje nuk ka dyshime.”

‘SHBA-JA DËSHIRON TË KETË SHTET KUKULL NË RAJON’

Ndërkohë, Sivkov vuri në dukje se formacionet kurde në tokën siriane janë ‘prodhim amerikan’.

Sipas Sivkov, për shkak se kurdët shpresojnë të krijojnë një shtet të pavarur me mbështetjen e Uashingtonit, edhe SHBA-ja synon të ketë një shtet kukull përmes kurdëve, në këtë rajon.

‘TURQIA MUND TË SHPËRNDAJ NATO-NË’

Ekperti rus i cili vuri në dukje se kjo situat krijon një diskutim të ashpër me Turqinë, shtoi se: “Nëse SHBA formon shtet kurd, Turqia do të jetë armik i SHBA-së dhe madje do t’a shpërndaj edhe NATO-në . Sepse Turqia që e bllokon Rusinë në Mesdhe, e ka pozicionin më të rëndësishëm në Aleancë.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne