Eksplozivi në dyqanin e 49-vjeçarit në Lezhë flet pronarja: Thamë se mos ishte tërmet

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në Gocaj të Lezhës në dyqanin e Arben Malotës.

Siç njofton policia shpërthimi ka ndodhur në mesnatë, në fshatin Gocaj, në dyqanin ushqimor të shtetasit Arben Malota, 49 vjeç. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Pronarja e dyqanit në një intervistë për Fax News, deklaroi se nuk kanë pasur asnjë konflikt, ndërkohë që hodhi dyshime se mund të kenë dashur të grabisin diçka.

“Ku di unë a me marr naj lek. Kur kemi ardhur në 12 natës kemi parë këtë. Ishalla zoti i bëhet mirë gjithkujt. Nuk kemi dyshime. Ka 25 vjet që e kam dyqanin.”_ u shpreh zonja.
Ndërkaq edhe fqinjët flasin se ato janë familje e respektueshme në fshat.

“Thamë se mos është tërmet. Kujt ja merrte mendja. Janë familje e mirë dhe na vjen shumë keq për këtë që i ndodhi.”- u shpreh fqinja.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne