Eksportet e gazit rus drejt Europës arrijnë rekord për 2018

Eksportet e gazit rus drejt Europës arritën një rekord të ri në vitin 2018 pavarësisht tensioneve diplomatike dhe vullnetit të Bashkimit Europian (BE) për të reduktuar varësinë nga Rusia, njoftoi sot grupi rus “Gazprom”.

“Gazprom që ka monopolin e eksporteve me gazsjellës, ka shitur në rajonin e Europës dhe Turqisë 201 milionë metra kub gaz në vitin që kaloi, ose rreth 3,5% më shumë se sa në 2017”, njoftoi për agjencitë ruse drejtori i përgjithshëm, Alexei Miller.

Këto eksporte përfaqësojnë pjesën më të madhe të shitjeve drejt Europës, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga gazi natyror i lëngshëm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne