Eksportuesit e naftës braktisin dollarin, hidhen tek valutat e tjera

Irani ka vendosur të zëvendësojë dollarin me euron në tregtinë e jashtme, duke u bashkuar me një klub jozyrtar shtetesh që kërkojnë të ulin varesinë e monedhës amerikane në industrinë e naftës.

Organet qeveritare iraniane dhe kompani të ndryshme po inkurajohen që të përdorin euron si valutë kryesore në raportet e tyre, statistikat, publikimet dhe të dhënat financiare.

“Dollari në Iran nuk ka vend në transaksionet tona pasi tregtarët preferojnë monedha alternative për transaksionet e tyre. Nuk nevojitet më përdorimi i dollarit,” tha Mehdi Kasraeipour, Drejtori i Bankës Qendrore për Rregullat e Jashtme dhe Çështjet e Politikave.

Teherani i është përgjigjur vendimit të SHBA-së dhe aleatëve të saj për ti shtyrë sanksionet anti-iraniane, të cilat Republika islamike i përshkruan si një marrëveshje e fshehtë ekonomike e drejtuar nga SHBA.

“Ky është një vendim i motivuar politikisht. Transaksionet në dollarë kalojnë nëpër bankat amerikane, të cilat paraqesin rreziqe të caktuara për Iranin. Nuk ka rreziqe të tilla në transaksionet në euro, “tha Alexander Razuvaev, drejtor i departamentit analitik në Alpari.

Irani mbetet prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i lëndëve të para të hidrokarbureve në botë. Vendet anëtare të BE- së dhe Kina janë përfituesit kryesorë të saj. Sipas Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, Teherani mbledh rreth 70 miliardë dollarë në vit nga shitjet e naftës. Dollari amerikan shpesh tregohet si monedha e marrëveshjes midis eksportuesit të vendit dhe blerësit, me një referencë të naftës me vlerë të lartë edhe në bursat e Londrës dhe Nju Jorkut, gjë që e bën dollarin të veçantë, duke i dhënë statusin e monedhës rezervë më të madhe të botës.

Ekspertët thonë se shumë eksportues dhe importues të naftës janë të pakënaqur me varësinë e madhe tek monedha amerikane. Shtete të shumta po priren drejt braktisjes së dollarit në tregun botëror të energjisë, ku vende të tilla si Rusia, Kina, Venezuela, dhe tani Irani janë tashmë në listë.

Që nga viti 2016, tregtimi ndërkombëtar i naftë ruse është bërë në rubla. Venezuela ndërpreu pranimin e dollarëve për transaksionet e naftës vitin e kaluar, duke kërkuar në vend te tij euron, ndërkohë muajin e kaluar Shanghai e nisi tregtimin e naftës bazuar në juanin vendas.

Alexey Kalachev, analist në kompaninë Finama investment, tha se nuk kishte kufizime në transaksionet tregtare dypalëshe me monedhat kombëtare, të cilat janë lehtësim për Rusinë, Iranin dhe Venezuelën pasi anashkalojnë rreziqet e bllokimit të transaksioneve me dollarë.

“Monedha kombëtare duhet të jetë lehtësisht e konvertueshme dhe duhet të jetë në listën e monedhave rezervë në mënyrë që të jetë një alternativë ndaj dollarit në transaksionet e energjisë në nivel global. Kina, e cila i ka nisur kontratat e reja të naftës me juanin vendas, është më afër qëllimit,” tha Kalachev.

Javën e kaluar, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, bëri përgjegjës shërbimet sekrete të huaja lidhur për çështjet e fundit në tregun e monedhës, duke i kërkuar shërbimeve sekrete të vendit që të shkatërrojnë planet kundër Republikës Islamike”.

Riali iranian është dobësuar që kur administrata e presidentit amerikan Donald Trump caktoi afatin kohor të 12 majit për të qëndruar ose për tu tërhequr në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 që lehtësoi pjesën më të madhe të sanksioneve për Teheranin. Përkundër zbatimit të marrëveshjes, rreziku i kufizimeve dhe dënimeve të mëtejshme i ka detyruar kompani të shumta që të shmangin ose të kufizojnë shumë tregtinë dhe investimet e tyre në Iran./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne