Ekstradohet në Shqipëri Izet Haxhia, blindohet Rinasi

Rreth orës 20:10 avioni i nisur nga Turqia, në të cilin ndodhej ish- truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia u ul në Rinas.

Pas vendimit të gjykatës së Ankarasë, Haxhia, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, u ekstradua në Shqipëri pas 19 viteve.

Pak kohë më parë ai u vetëdorëzua në policinë turke, ndërsa tashmë ai do të dërgohet në ambientet e burgut 313 në Tiranë

Ai është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë.

Sipas policisë Izet Haxhiaj, 52 vjeç, lindur në Babinë, Tropojë është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 316, datë 29.04.2002 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 79/c-25, 78-25 dhe 78-25/22 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 12.09.1998, rreth orës 21:15, pranë ish Selisë Qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë, janë vrarë me armë zjarri shtetasit A. H., deputet i Kuvendit të Shqipërisë, shtetasi B. Ç. truproja e tij dhe është plagosur rëndë shtetasi tjetër Z. N.

Hetimet kanë zbuluar se shtetasi Izet Haxhiaj, ka qenë një prej autorëve të kësaj ngjarje.

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne