Bota

Ekstremistët grekë djegin flamurin turk për shkak të Ajasofjes

Një grup ekstremistësh të djathtë grekë dogjën flamurin turk të premten vonë në Selanik për të protestuar për rihapjen e Xhamisë Ajasofja për namaz në Stamboll.
 
Grupi dogji flamurin turk pasi u mblodh par Kishës Agia Sofia të Selanikut para se të marshonte drejt konsullatës turke, ndërsa mbanin pankarta ku shkruhej: “Për atdheun, kombin dhe ortodoksinë”.
 
Protestuesit u ndaluan para konsullatës nga forcat e sigurisë, por dogjën një flamur tjetër turk duke kënduar himnin kombëtar grek dhe duke brohoritur parulla të ndryshme.
 
Përveçse se është një xhami, Ajasofja është gjithashtu ndër destinacionet kryesore të turizmit në Turqi, si për vizitorët vendas, ashtu edhe të huaj.
 
Në vitin 1985, gjatë kohës kur ishte si muze, Ajasofja u shtua në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
 
Ajo shërbeu si kishë për 916 vjet deri në çlirimin e Stambollit, dhe si xhami nga viti 1453 deri në 1934, gati 500 vjet, dhe së fundmi si muze për 86 vjet.
 
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe udhëheqësit e tjerë turq prej kohësh kanë shprehur idenë që ajo të kthehet në xhami funksionale, e hapur për namaz.
 
Gjykata turke anuloi dekretin e vitit 1934 e cila e shndërroi Ajasofjen në muze, duke i hapur rrugën përdorimit të saj si xhami.
 
Në epokën e re për Ajasofjen, Kryesia e Çështjeve Fetare në Turqi do të mbikëqyrë shërbimet fetare në xhami, ndërsa Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të mbikëqyrë punën e restaurimit dhe konservimit.
 
Thesari arkitektonik është gjithashtu i hapur për turistët vendas dhe të huaj falas./AA

OPINIONE

INTERVISTA