Ekstremistët thyejnë memorialin turk

Memorjali i shumë diskutuar nga ekstremistet dhe islamofobët është vandalizuar mbrëmjen e sotme nga persona ende të paidentifikuar.

Kujtojmë se perveç thirrjeve për prishjen e këtij memoriali , janë ofruar dhe para për të shkatërruar simbolin e demokracisë kundër grushtit të shtetit  në Turqi i vendosur më 15 korrik në Tiranë.

Monumenti në Parkun e Liqenit për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi është vandalizuar gjatë natës së shkuar. Sot në mëngjes, disa oficerë policie ishin përreth monumentit, një pjesë e pllakës përkujtimore të të cilit ishte thyer. Siç shihet në foto, cepi i sipërm në të djathtë të pllakës është i thyer.

Monumenti u ngrit më 15 korrik, në trevjetorin e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi. Në mënyrë krejt të pazakontë, Bashkia e Tiranës e mbajti të fshehtë ngritjen dhe inaugurimin e memorialit./syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne