Ekstremisti Blerim Latifi mbron ekstremistët katolikë

Videoja ku vëllai i kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut  Sulejman Rexhepi, Qani Rexhepi ka sharë dhe ofenduar rënë Adem Jasharin. Pas reagimive të shumta në rrjetet sociale I fundit që ka reaguar është edhe ektremisti Blerim Latifi I cili nëpërmjet një statusi në facebook ka mbrojtur ekstremistët katolikë.

Statusi i Blerim Latifit në Facebook:

Paskan reagu shpejt vahabistat. Për ta mbulu dhe relativizu poshtërsinë e katër zyrtarëve të Medresesë “Isa Beu” të Shkupit, të cilët nën tingujt e turbofolkut serb, e shanin dhe ofendonin Adem Jasharin, i paskan kërku ndihmë këtij “katolikut radikal” që të dalë me një video ofenduese për Adem Jasharin nga “perspektiva katolike”. Montimi i videos dhe mesazhi i paguar i saj shihet nga aeroplani. Edhe titulli i shpërndarë në media është poashtu në funksion të relativizimit. Por, i gjithë ky mundim del të jetë i kotë, sepse vetë termi “katolik radikal” është term bosh. Nuk ekziston sot diçka si “radikalizmi katolik” apo “ekstremizmi katolik”. Të shqiptarët jo se jo, por as në botë, përgjithësisht. Ka shekuj që katolicizmi e ka pranu shoqërinë laike dhe parimin e përshtatjes me ndryshimet e shoqërisë moderne. Një individ i çmendur, e as disa të tillë nuk munden me radikalizu një religjion. Duhen grupe të mëdha e lëvizje masive të mirëorganizuara për ta bërë një gjë të tillë. Që nga Mesjeta e vonë katolicizmi ka hequr dorë prej tyre.
Në Kosovën e pas luftës kanë vepruar shumë shoqata të huaja humanitare të proviniencës katolike, por asnjëra prej tyre si ka kushtëzu ndihmat me ndryshimin e identitetit të nevojtarëve, siç bëjnë vahabistat që dhënien e ndihmës e kushtëzojnë me anëtarësimin në rrjetet e sektit të tyre.
Në fund duhet të mos harrohet edhe një gjë: nacionalizmi shqiptar ka lindë për të qëndruar mbi religjionet. Adem Jashari është figurë emblematike e këtij nacionalizmi, prandaj tek varri i tij sot qëndron vetëm një flamur, flamuri kuq e zi i Skënderbeut. Feja e shqiptarit është shqiptaria, thotë Rilindja jonë kombëtare. Adem Jashari ka qenë, është, e do të mbetet përgjithmonë martir i vetëm kësaj feje./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne