Ekstremisti i djathtë deklaron: ‘Unë do vras një musliman’, pastaj tenton të futet me furgon në restorantin mysliman

Një mbështetës i partisë të ekstremit të djathtë në Britani goditi me furgon një restorant në pronësin të një myslimani indian. Ai deklaroi më vonë para policisë se veprimin e kishte kryer me qellim vrasjen e një myslimani.

48 vjeçari Marek Zakrocki pranoi se jepte para si donacion për partinë e ekstremit të djathtë. Ai kap nga kamera duke përdorur shprehje naziste për “forcen e të bardhëve” para se të përplasej me gjithë furgon tek restoranti indian i Kamal Ahmedit në veri-perëndim të Londrës.

Zakorcki nuk e goditi dot pronarin, por ai arriti të shkatërrojë dritaren e Restorantit në Alexandra Parade, Harrow.

Fillimisht kishte goditur të shoqen dhe më pas i kishte thënë policisë në rrugë e sipër se po shkonte të vriste ​​një musliman. “Po e bëj këtë për Britaninë. Kjo është mënyra me të cilën mund ta ndihmoj vendin. Ju nuk po bëni asgjë. Unë do ta bëj sepse mendoj se kjo është e drejtë.”

Zakorcki e kreu sulmin e tij vetëm disa ditë pas një sulmi të dyshuar terrorist kundër një xhamie në Finsbury, ku mbeti i vrarë një person.

Ai u akuzua fillimisht për vrasje në tentativë, por më vonë akuza u hoq dhe Zakorcki u deklarua fajtor për drejtim të rrezikshëm dhe sulm ndaj gruas së tij.

Prokurori Denis Barry tha: “Z. Zakrocki atë pasdite kishte pirë shumë. Gjatë mbrëmjes sulmoi gruan e tij, fyeu një seri kalimtarësh dhe më pas e drejtoi makinën e tij drejt restorantit, duke goditur dhe shkatërruar dritaren e restorantit.

“Është e qartë se sjellja e tij ka gjasa të ketë qenë e motivuar nga pikëpamjet e tij rreth shoqërisë sonë të larmishme”.

Oficerja hetuese Georgina Acuna tha: “Zakrocki u armatos qëllimisht me thikë të premten e 23 qershorit. Ai i tha familjes së tij dhe nje oficeri policie se kishte qëllim të dëmtonte dikë në lidhje me besimin fetar.

“Ishte një përvojë e tmerrshme për dëshmitarët. Zakrocki e kishte kaluar pothuajse tre herë limitin e të pirit dhe ishte fat që askush nuk u lëndua në ato momente.

“Krimi i urrejtjes me të gjitha format e tij, nuk do të tolerohet dhe kriminelët si Zakrocki do të sillen gjithmonë para drejtësisë”./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne