Agron Gjekmarkaj mbron gylenistin e dëbuar nga Shqipëria

Agron Gjekmarkaj i njohur për pikpamjet e tij eskstremiste katolike ka sulmuar qëndrimin e autoriteteve shqitare dhe shtetit turk për deportimin nga shqipëria në Turqi të mësuesit Harun Çelik, i cilësuar si mbështetës i Fethullah Gylen.

Duke mbrojtur haptazi gylenistin Çelik , Gjekmarkaj pohoi se Shqipëria në këtë rast bëri autogol duke shtuar se qeveria shqiptare theu kodin e besës, pasi mësuesi ishte në rrezik.

Gjekmarkaj shkon edhe më tej në akuzat e tij të pabaza dhe tërësisht kurkofobe duke thënë se vendi ynë tregoi se ne jemi në një sferë vasaliteti ndaj Turqisë.

Këto deklarata katoliku Gjekmarkaj i bëri nga studio e rubrikës ‘Opinion’ në ‘News24’ ku ishte i ftuar.
“Mësuesi Harun Çelik ishte në rrezik, por u thye kodi i besës dhe i mikpritjes. Mendoj se Shqipëria humbi një shans për ta treguar atë. Mendoj se Shqipëria bëri një autogol dhe tregoi se ne jemi në një sferë vasaliteti ndaj Turqisë. Ata po na përdorin si një zonë influencë ku nuk përdoren të drejtat ndërkomëbtare. Ata bëjnë çka të duan për të kapur dhe për të arrestuar ata që quhen gylenist. Problemi është që Shqipëria si një vend që aspiron për të hyrë në BE, duhet të garantojë të drejtën e atyre që u rrezikohet jeta. Këtu kemi të bëjmë me një mësues, dhe jo me një terrorist siç thuhet nga Turqia. Shteti shqiptare duhet të jepte një pritë.

Kjo tregon se njerëzit në Shqipëri mund të depërtohen, për të thyer çdo barrierë të shtetit ligjor në vend, për t’i bërë qefin presidentit turk, që kryeministri jonë ka model, apo aspiron si model në Shqipëri. Ai po bën çmos për ta kënaqur atë me kosto për dinjitetin e kombit shqiptar në raport me kombet e tjera të qytetëruara”, tha ai në këtë emision./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne