Ekuadori më 1 janar braktis OPEC-un

Ekuadori të martën njoftoi se do të largohet nga OPEC më 1 janar në përputhje me qëllimet e qëndrueshmërisë fiskale të qeverisë.

Sipas një deklarate në Twitter nga Ministria e Burimeve dhe Energjisë, Ekuadori do të vazhdojë marrëdhëniet e tij të mira me vendet e OPEC-ut.

Një komunikatë zyrtare nga ministria theksoi se Ekuadori do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin e tregjeve të naftës dhe shtoi se OPEC, që nga themelimi i tij në vitin 1960, gjithmonë kanë përfituar të gjithë, qoftë prodhuesit apo konsumatorët.

Ekuadori iu bashkua me OPEC-ut në vitin 1973, por u tërhoq nga organizata në dhjetor të vitit 1992, sepse ngurronte të paguante tarifën vjetore të anëtarësimit prej 2 milion dollarë.

Katari u largua nga OPEC në janar të vitit 2019 për t’u përqendruar në gazin natyror në vend të naftës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne