Ekzekutimi në Vlorë, zbulohet e shkuara e errët e viktimës me emër të ndërruar

Janë zbardhur detaje në lidhje me ekzekutimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selenicë të Vlorës, ku mbeti i vdekur Nikola Ikonomi ose siç njihej në zonë, Laver Tozaj.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se para se të ekzekutohej me 3 plumba, 47-vjeçari ka qenë duke pirë në lokalin e fshatit.

Një person i paidentifikuar duket se e ka ndjekur dhe vëzhguar në distancë. Pasi viktima ishte larguar nga lokali, autori e kishte ndjekur dhe pas rreth 100 metrash e kishte qëlluar me disa plumba pistolete.

Duke përfituar nga errësira dhe terreni, vrasësi u largua në drejtim të paditur.

Nikola Ikonomi u gjet nga bashkëfshatarët i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Me një makinë private, u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Por fatkeqësisht 47-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit për në urgjencë.

Të njëjtat burime kanë thënë se viktima kishte ndërruar identitetin, nga Laver Tozaj në Nikola Ikonomi.

Ai ka qenë më parë i dënuar për drogë dhe ka vuajtur dënimi prej 11 vitesh burgim./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne