Një student shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Filadelfia të SHBA-së teksa debatonte me të dashurën.
Ndërkohë që 21-vjeçari po debatonte me të dashurën e tij, një person është afruar dhe ka qëlluar të riun shqiptar me 3 plumba.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të universitetit të Drexelit në bllokun 3500 të Lancaster, ku viktima Merols Mukaj, po debatonte me të dashurën.
Në debat e sipër, ndërhyri një person i identifikuar si Joseph Howanski i cili e qëlloi studentin shqiptar me 3 plumba.
“Mukaj, i cili ka studiuar shkenca kompjuterike, ka ndjekur kolegjin në vitin 2016”, tha një zëdhënëse.