Ekzistenca e familjes Al Saud është në rrezik

Duke vënë në dukje incidentin e zjarrit të hapur rreth Pallatit Mbretëror të Arabisë Saudite, një strateg libanez tha se mosmarrëveshjet e brendshme të familjes Al Saud kanë vënë në rrezik ekzistencën e saj.

Në deklaratën e bërë për Tesnim, strategu libanez, Enis Nakkash, duke i’u referuar seriozitetit të mosmarrëveshjeve të brendshme në mes të familjes Mbretërore Saudite, tha se nuk ka ndonjë informacion lidhur me sulmin në Pallatin Mbretëror Saudit në Rijad, por zjarri i hapur ndaj Pallatit Mbretëror ka treguar se sa janë futur në telashe forcat saudite dhe se gjenden nën presion.

Nakash i cili u shpreh se incidenti me dron nuk ishte i drejtë, theksoi se në videot e gjiruara lidhur me këtë incident shihet se asnjë plumb nuk ishte hedhur në ajër, që do të thotë se përleshja nuk ishte bërë në ajër por në tokë dhe shtoi se grupet kundërshtare, duke organizuar sulme kanë për qëllim përmbysjen e Mbretit apo vrasjen e Bin Selmanit.

Duke vënë në dukje thellësinë e mosmarrëveshjeve të brendshme në familjen e Al Saud, eksperti libanez u shpreh: “Kundërshtarët e mbretit të cilët janë një gjë e re në Arabinë Saudite, këtë rradhë mund të jenë nga familja Al Saud. Në të kaluarën, grupet radikale të opozitës konsideroheshin si kërcënimi kryesor, por këtë herë ka mosmarrëveshje brenda familjes Al Saud dhe stabiliteti i vendit është në rrezik, por nëse vazhdojnë mosmarrëveshjet e brendshme dhe problemet ekonomike në familjen Al Saud, kuptohet se situata e këtij vendi do të jetë shumë e paqëndrueshme në të ardhmen.

Nakash deklaroi se sot Bin Selman ishte mbret i padiskutueshëm i Arabisë Saudite në praktikë dhe se e vetmja gjë që mund ta merrte atë nga mbretëria ishte vdekja, sepse në vend nuk kishte zgjedhje dhe mendimi i askujt nuk ishte efektiv për ta marrë atë nga pushteti.

Strategu libanez theksoi se nëse vazhdon politika e tij aktuale, Arabia Saudite do t’a kthej Selmanin në Arabi sepse Selman, një 32 vjeçar, mund të jetë mbret për 50 vjet dhe kjo çështje do të çonte në mosmarrëveshje të dhunshme brenda familjes Al-i Suud.

Nakash gjithashtu deklaroi se problemi dhe rreziku më i rëndësishëm për Bin Selman ishte pa dyshim lufta e Jemenit dhe se kjo luftë kishte një ndikim negativ në pozitën e Arabisë Saudite në rajon, ekonominë e saj dhe fuqinë ushtarake, dhe se e ekspozon Arabinë Saudite ndaj rrezikut të luftës civile dhe përqarjes.

Eksperti libanez vuri në dukje se një kërcënim tjetër ndaj Bin Selman ishte lufta me lëvizjet fetare dhe se disa grupe në vend i panë si anti-fetare ndryshimet rrënjësore të bëra në Arabinë Saudite dhe se ata me siguri do të luftojnë me Bin Selmanin.

Burimi : T.News Agency/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne