Ekziston mundësia e një përballje ushtarake mes Amerikës dhe Turqisë në veri të Sirisë!

Gazeta “New York Times” në një raport të saj ka shkruar për mundësinë e një përballje ushtarake mes Amerikës dhe Turqisë në rajonet veriore të Sirisë.

Kjo gazetë amerikane në faqen e saj në internet ka shkruar: “Dy komandant të lartë ushtarakë amerikanë që kishin vendosur flamurin e madh të vendit të tyre mbi makinat e veta, ditën e merkur kanë shkuar në vijën e parë të frontit në afërsi të qytetit Manbaxh të Sirisë dhe Pol Fank, komandanti i forcave amerikane ka theksuar se Turqia ka sulmuar forcat tona dhe ne në mënyrë të prerë do t’i përgjigjemi. Sipas raportit të “New York Times”, kjo deklaratë është bërë pasi presidenti i Turqisë ka kërcënuar se do ta sulmojë edhe qytetin Manbaxh për shkak të vendosjes së terroristëve në këtë qytet dhe ka kërkuar nga forcat ushtarake të Amerikës që të largohen nga ky qytet. New York Times duke thënë se forcat amerikane nuk kanë përfillur urdhrin e Erdoganit, ka shkruar se ekziston mundësia për shpërthimin e një konflikti të armatosur të paparë mes dy aleatëve anëtarë të NATO-s, do të thotë Amerikës dhe Turqisë dhe kjo ngjarje konsiderohet zhvillimi më i ri në luftën shtatë vjeçare të Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne