Një fëmijë 5 vjeç nga Elbasani është shpëtuar nga policia dhe zjarrfikësit pasi kishte mbetur brenda në banesë, në katin e 6-të një pallati në lagjen “Partizani”
Si rezultat I ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë në bashkëpunim me zjarrëfiksen, në kohë reale u bë e mundur hapja e derës në katin e 6 të pallatit në Lagjen “Partizani” ku ndodhej fëmija 5-vjeçar.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe prindërve që të jenë më të kujdesshëm para se të dalin nga banesa.
