Elbasan: si u shpjegohet turistëve bashkëjetesa fetare nga një musliman

Nëse ka një qytet ku bashkëjetesa fetare në Shqipëri gjen mishërimin e vet, ky është Elbasani. Jo më kot, një komitet ndërfetar funksionon prej vitesh në këtë qytet, duke marrë një rol jo pa peshë në disa zhvillime, lokale e kombëtare, me një impakt  të jashtëzakonshëm.

Dhe kjo gjen shprehje dhe në terren. Tek lagjja e kalasë, do hasësh si Kishën e njohur ortodokse ku shërben bujëmadhi At Nikolla Marku, e po ashtu dhe Xhaminë e njohur “të Kalasë”, një moment i vyer i trashëgimisë së këtij qyteti. Dhe jo vetëm kaq. Në afërsi të kësaj të fundit, ndodhet dhe një kishë tjetër, aq pranë xhamisë, sa mund të thuhet se janë derë më derë të dyja bashkë. Ndryshim është se kisha është një objekt i marrë me qera dhe si e tillë nuk e ka atë pamjen impozante me këmbanare.

Por le të ndalemi tek xhamia. Janë të shumtë turistët që e vizitojnë atë. Është një motërz e Et’hem beut në Tiranë, e hijshme e tërheqëse porsi ajo, vetëmse ndodhet e “fsheshur” në zemër të lagjes. Megjithatë, siç i thoshte ai banori i Tiranës xha Sulos për Et’hem beun se “e kemi me kimet”, këtë status gëzon ajo dhe në Elbasan.

Dhe kjo dallohet qartazi nga vizitueshmëria turistike. Në një rast, aty qëllon të jetë dhe shefi i marrëdhënieve me publikun në Muftininë e Elbasanit, Behaudin Gashi, njëherësh shkrimtar dhe poet i njohur elbasanas, i cili në pak minuta zgjedh t’u kumtojë të huajve etikën islame të bashkëjetesës. Vërtet që ata ndodhen brenda një monumenti fetar lëndor, siç është xhamia, por nga fjalët e zyrtarit musliman njihen dhe me një tjetër monument, atë të bashkëjetesës fetare të llojit unikal që përçon Shqipëria si model, ku Elbasani, siç u cek më sipër, përbën një mishërim të këtij modeli.

Ndiqni videon:

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne