Elitat republikane dhe demokrate në SHBA synojnë dobësimin e Rusisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump është përballur me një “kundërshtim të gjerë” të organizuar nga elitat republikane dhe demokratike, të cilët janë të shqetësuar me përpjekjet e tij për të krijuar lidhje të ngushta me Rusinë, thotë një analist amerikan.

Don DeBar, analist politik, i tha Press TV të dielën se protestat anti-Trump dhe akte të tjera protestuese kundër presidentit të ri, janë në fakt një reagim i zemëruar që demokratët dhe liberalët do të kishin për zgjedhjen e çdo republikan në Shtëpinë e Bardhë. Të shtunën, protesta anti-Trump u mbajtën në të paktën 20 qytete amerikane, duke përfshirë Atlantan, Neë York City, Neë Jersey, Chicago, Phoenix, Uashington, Boston, Portland dhe Los Angeles. “Pjesa më e madhe e tyre janë në thelb votuesit e Partisë Demokratike, të cilët janë të zemëruar me fitoren e një republikani, pavarësisht se kush do të ishte ai”, tha ai, duke argumentuar se edhe ish-Presidenti Barak Obama dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton do të ishin trajtuar në të njëjtën mënyrë nëse ata do të ishin republikanë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne