Elona Gjebrea mohon thirrjen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea mohoi lajmin se është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të dëshmojë për trafikun e drogës dhe çështjen “Habilaj”.

“Lajmi se jam thirrur në Prokurori është i pavërtetë, – ka deklaruar Gjebrea për mediat. – Por unë jam e hapur për të dëshmuar në çdo kohë.”

Elona Gjebrea mbuloi detyrën e zv.ministres së Punëve të Brendshme deri në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit, kur u vendos në listën e deputetëve të PS dhe ministria drejtohej nga Saimir Tahiri, i cili sot hetohet për lidhje me bandat kriminale dhe trafikun e drogës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne