Elona Gjebrea përgëzon Marjam Raxhavin për mbajtjen e skllevërve modernë në Tiranë

Ndërsa zgjedhjet demokratike ecin përpara, zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Shqipërisë janë aq keq sa s’bëhet. Protestat dhe trazirat kanë karakterizuar rrugën drejt zgjedhjeve të qershorit. Opozita zyrtare po vazhdon një bojkot tre mujor të parlamentit dhe po kërcënon të bojkotojë vetë zgjedhjet. Protesta është e rrënjosur në akuzat për korrupsion dhe njëanshmëri në qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.

Problemet e vazhdueshme dhe me sa duket të pazgjidhshme me tregtinë narkotike dhe aleancat e drogës, trafikimin e armëve dhe të njerëzve, i hedhin më shumë benzinë akuzave për korrupsion. Politikanët nga të gjitha anët duken të paaftë për t’i zbuluar me sukses këto krime ose për të shpëtuar nga akuzat për bashkëpunim me to.

Një shembull i kompleksitetit të vështirësive të Shqipërisë mund të gjendet duke shqyrtuar aktivitetet e zv/Koordinatores Shqiptare kundër Trafikimit, Dr. Elona Gjebrea, e cila është gjithashtu zv/Ministre e Brendshme. Në mars të vitit 2017, Gjebrea ndoqi një konferencë të mbajtur nga qeveria e Uellsit dhe Shërbimi i Prokurorisë së Mbretërisë së Bashkuar, e cila u përqendrua në problemin e viktimave të skllavërisë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Viktima të skllavërisë moderne përfundojnë në Britani të Madhe nga Shqipëria më shumë sesa nga çdo vend tjetër – 17% e të gjitha rasteve në Mbretërinë e Bashkuar. Futja e Aktit të Skllavërisë Moderne në vitin 2015 në Britani të Madhe u ka mundësuar aktiviteteve dhe grupeve kundër skllavërisë përballimin e këtij problemi.

Në Shqipëri, Elona Gjebrea ka gjithashtu lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara për çështjen e trafikimit dhe skllavërisë së njerëzve. Ambasada e SHBA-së në Tiranë pranoi raportin vjetor të Trafikimit të Personave të Departamentit të Shtetit në qershor të vitit 2016,  që thoshte se “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë shqiptare, shoqërinë civile dhe veçanërisht me Koordinatoren Kombëtare të Antitrafikimit, Elona Gjebrea, në qëllimin tonë të përbashkët të luftimit të fenomenit global të trafikimit të qenieve njerëzore”.

Në dhjetor të vitit 2016, Shtetet e Bashkuara ndanë një fond shtesë prej 3 milionë dollarësh për të mbështetur “sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Zv/ministrja e Brendshme Gjebrea përshëndeti marrëveshjen dhe burimet.

Deri më tani, shumë mirë. Shqipëria duket se po mban një qëndrim të fortë kundër skllavërisë moderne dhe SHBA-ja po i mbështet këto përpjekje. Por ka një anë tjetër në këtë histori. Më 16 janar 2017, Gjebrea, së bashku me disa personalitete të tjera shqiptare, morën pjesë në një koncert muzikor klandestin në Tiranë të organizuar nga organizata iraniane Mojahedin Khalq (MEK), e cila tani është e vendosur në Shqipëri. Gjebrea pretendoi se populli shqiptar ishte në “solidaritet me muxhahedinët”. Pastaj, në mars, ajo mori pjesë në tubimin e Vitit të Ri të MEK-ut me 3.000 anëtarët e tij dhe me udhëheqësen Marjam Raxhavi. Ajo përsëri vërshoi lëvdata për MEK dhe udhëheqësen e tij.

Mbështetja e hapur e Gjebresë për grupin është tronditëse për disa arsye. Jo më pak sepse MEK është një grup shumë i diskutueshëm me një sfond të dhunshëm. I gjithë MEK u transferua me forcë nga Iraku në Shqipëri nga amerikanët për të kënaqur kërkesat e Irakut për të çliruar vendin e tyre nga mbetjet përfundimtare të regjimit të Sadam Huseinit. Deri në vitin 2016, MEK-u ishte i lidhur me kryengritësit si Al Kaeda dhe Daesh. Amerika pagoi disa miliona dollarë për qeverinë e Shqipërisë dhe premtoi ndihmë për de-radikalizimin e terroristëve.

Kjo nuk ndodhi. Në vend të de-radikalizimit, struktura organizative e cila kishte vepruar në Irak për tre dekada u lejua të vazhdonte edhe në Shqipëri. 3,000 anëtarët e MEK-ut u konsoliduan dhe u izoluan mbrapa dyerve dhe dritareve të mbyllura në blloqe banimi të dedikuara. Kjo çoi në spekulime për të ardhmen e grupit. Në tubime, të tilla si ai ku mori pjesë Gjebrea, MEK vazhdon me premtimin e ndryshimit të regjimit në Iran – gjë që në të kaluarën MEK e ka ndjekur përmes dhunës dhe terrorizmit. Kur Xhon Bolton apo Senatori Xhon Mekejn lobojnë për MEK-un, është e qartë se po ndjekin një axhendë politike anti-Iraniane. Por a e ndan edhe Gjebrea këtë axhendë ndaj Iranit? Po Shqipëria? Politikanët nga qeveria dhe opozita do të përfitonin nga një qasje më e informuar dhe e mirëmenduar nëse nuk duan të antagonizojnë Iranin si një partner tregtar potencial për vendin e tyre.

Por aspekti me të vërtetë tronditës i mbështetjes së Gjebresë për MEK-un mund të bazohet vetëm në injorancë ose si rezultat i korrupsionit. Është e ditur mirë se MEK vepron si një kult i kontrollit të mendjes. Ai është i organizuar si një sistem totalitar i udhëhequr nga një udhëheqës autoritar i cili kërkon bindje totale të padiskutueshme nga çdo anëtar në çdo nivel. Grupi vepron jashtë normave ligjore, morale ose kulturore. Një nga karakteristikat përcaktuese të këtij shteti kultik – e ekspozuar gjatë analizës së provave nga ekspertët – është se anëtarët mbahen në një gjendje skllavërie moderne. Ata durojnë punën e detyruar dhe ushtrojnë detyrën ushtarake. Në njëfarë kuptimi, ata janë gladiatorë modernë, që luftojnë jo për romakët e lashtë, por për mjeshtrat e tyre modernë, ata që paguajnë MEK-un si mercenar.

Le të rikujtojmë se Elona Gjebrea është zëvendës koordinatore e anti-trafikimit në Shqipëri. Roli i saj është të parandalojë skllavërinë dhe trafikimin. Si e shpjegon atëherë mbështetjen e saj për skllavërinë moderne në vetë Shqipërinë? Kur ajo lavdëron Marjam Raxhavin, a është sinqerisht e pavetëdijshme se tifozët të cilët tundin flamujt, auditori që duartroket janë në të vërtetë skllevër që nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’i binden diktateve të Raxhavit? A është vërtet e pavetëdijshme se anëtarëve të MEK-ut që kanë punuar për dekada pa pagë, ende u mohohen pagesat individuale të refugjatëve të UNHCR-së në Shqipëri, sepse ato i paguhen drejtpërdrejt udhëheqëses së MEK-ut? Marjam Raxhavi nuk është tjetër veçse mjeshtria e një bande skllevërish.

Gjebrea është vetëm një nga disa personalitetet e profilit të lartë të cilët kohët e fundit i janë nënshtruar magjisë bindëse të MEK-ut. Por ç’ironi e madhe është që në rolin e saj në Ministrinë e Brendshme, ajo jo vetëm që dështoi të siguronte që anëtarët e MEK-ut të de-radikalizoheshin dhe të ktheheshin në jetën normale, por ajo ka miratuar dhe inkurajuar vazhdimin e skllavërisë së tyre në vendin e saj. Kur një situatë e tillë tronditëse ekziston kaq haptazi, nuk është e vështirë të kuptohet pse zgjedhjet parlamentare janë aq të mbushura me zemërim dhe pakënaqësi. Për një vend aq të vëmendshëm ndaj Amerikës për ndihmë dhe përkrahje, është një turp që nuk mund të ofrohet një drejtim më i mirë për të rikthyer demokracinë e Shqipërisë në rrugën e duhur. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne