Elva Margariti përkthen në greqisht romanin racist të Ben Blushit, “Otello, Arapi i Vlorës”

Romani racist dhe islamofob i Ben Blushit, “Otello, Arapi i Vlorës” do të përkthehet në gjuhën greke.

Ky vendim pët të përcjellë islamofobi dhe racizëm nga autorë shqiptar edhe në gjuhën greke është marrë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit me urdhër të Ministres Elva Margariti e cila kërkon ti bëjë Blushit qokën e radhës meqë ky i fundit është drejtuesi i Top Channel.

Sipas këtij vendimi lekët e ministrisë shkojnë për promovimin e urrejtjes dhe islamofobisë pasi ky libër është dukshëm një roman racist dhe islamofob ndaj shumicës së popullsisë shqiptare, muslimaneve.

Për ta bërë të besueshme këtë farsë Ministria e Kulturës nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit organizoi një konkurs për përkthimin e botimeve në gjuhë të huaj për botuesit shqiptarë në të cilin morën pjesë 12 autorë nga të cilët 6 prej tyre u shpallën fitues nga një juri e përbërë nga 5 persona.

Visar Zhiti, Fatos Lubonja, Ben Blushi, Ismail Kadare, Romeo Collaku, Gezim Qendro janë autorët librat e të cilëve do të përkthehen në greqisht, italisht dhe lituanisht.

FONDI I PËRKTHIMIT NGA SHQIPJA NË GJUHË TË TJERA
Shtëpia Botuese/Përkthyesi/Autori/Titulli origjinal i veprës/Gjuha e përkthimit
1. Plethora, Eleana Zhako, Fatos Lubonja, Ridënimi, Greqisht
2. Besa Mateo, Mandala, Visar Zhiti, Rrugët e ferrit, Italisht
3. Vaxikon (gr), Yorgos Goumas, Ben Blushi, Otello, Arapi i Vlorës Greqisht
4. Petergailis (Lit.), Dens Dimin, Ismail Kadare, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, lituanisht
5. Eurasia (Gr), Eleana Zhako, Gëzim Qendro, Heronjtë janë të uritur, Greqisht
6. Salento, Eda Derhemi, Francesco Ferrari, Romeo Collaku, Mjaltë në teh, Italisht

/GazetaImpakt/

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress