Elva Margariti shpall monument kulture shtëpinë e ekstremistit anti-musliman Maks Velo

Ministria e Kulturës Elva Margariti njofton se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vendosi që të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e ekstremistit anti-musliman Maks Velo, që para dy ditësh u nda nga jeta.

Në respekt të figurës dhe kontributit të dhënë përmes artit, profesionalizmit, dëshmisë dhe mendimit të lirë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vedosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo.

Ne jemi të bindur se vepra e Maks Velos ka shumë për t’u treguar brezave të ardhshëm, ndaj dhe Ministria e Kulturës do të kujdeset, që ajo të trashëgohet e pacenuar.

Tanimë, janë institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, që do të kujdesen dhe do të përcaktojnë masat që duhen marrë, për vënien në mbrojtje të këtij objekti.

Muzealizimi i banesës do të jetë një mundësi, që i jepet publikut, për t’u njohur më nga afër me veprën e këtij artisti dhe qëndrestari të lirisë dhe demokracisë” thotë ministrja./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne