Elvis Naci sponsorizon veten që Top Channel ta votoj person të vitit

Media e Vjollca Hoxhes, Top Channel, si çdo fundvit organizon çmimin që ajo vetë e quan më prestigjozin, por që në të vërtetë është ndër më karagjozët, Personazhi i Vitit 2019 në Shqipëri dhe jo vetëm. Ndër emrat që spikasin në listën e ketij viti janë ai i imamit të vetë shpallur Elvis Naçi, Arbër Hajdari, Marin Mema dhe i propozuar nga shikues në këtë listë është edhe katundari Shkëlqim Hasula.

Por ajo që të bën më shumë përshtypje në këtë listë është se një pjesë e tyre kërkojnë të shpallen Personazhe të vitit me paratë dhe ndihmat e të tjerëve, pa asnjë kontribut vetijak, përveçse marrjes së meritave të të tjerëve.

Kete gje ben imami i vetëshpallur Elvis Naçi që ka sponsorizuar në Facebook zgjedhjen e tij si Personazh i vitit. Kur hap facebook-un dikush sheh parate qe Elvic Naci hedh qe te promovoje veten e tij qe ta votojne person te vitit. Edhe Arbër Hajdari ka nxitur të gjithë punonjësit dhe ndihmësit e Fundjavë Ndryshe për t’a sugjeruar dhe votuar. Kete ben edhe Marin Mema që e heq veten si patriot i madh me vlera nacionaliste kombëtare. Dhe kete ben edhe Shkëlqim Hasula që ndan iftare për shoqatën e Katarit.

Për të gjithë ata që nuk e njohin, dhe që janë të shumtë, Shkelqim Hasula është Drejtori i Departamentit të Ndihmës Sociale në Qatar Charity. Shkelqimi ndan iftare dhe kurbanet e Katarit. Dhe per kete ai kerkon të bëhet personazh i vitit. Kjo fushate per te shpallur personazhe te vitit persona qe vuajne nga megalomania behet ne nje kohe kur ne Shqiperi termeti ka bere kerdine. E megjithate, ne mes te kesaj kerdie ka persona qe ende duan te krihen. Parate qe duhet ti shkojne nevojtareve i shkojne palacove qe vuajne nga ngazellimi per vete promovim. /Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne