Elvis Roshi para drejtësisë, caktohet seanca e parë gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës

Gjykata e Rrethit Tiranë ka regjistruar procesin ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi. Seanca e parë ndaj tij do të jetë me 16 prill për tu përballur zyrtarisht me akuzën. Është hedhur shorti për trupin gjykues dhe është caktuar Adriana Bera si gjykatësja e çështjes. Roshi gjendet nën akuzë “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” në formularin e dekriminalizimit, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.

Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

Gjithashtu subjekti Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit” bën të ditur prokuroria. Ajo ka zbuluar gjithshtu se Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Evropës.
Pritet për tu parë se si do të shkojë procesi ndaj Roshit dhe vendimi që do të merret për të.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne