Të paktën pesë emigrantë janë lënduar në qytetin port të Francës në Calais, pas një përleshjeje mes afganëve dhe eritreanëve.
Katër të rinj nga Eritrea të moshës 16-18 vjeçare janë në gjendje kritike dhe janë dërguar në një spital lokal për operacione, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Personi i pestë u transferua në Lille për shkak se kishte pësuar lëndime më të ashpra.
Të paktën 13 veta u plagosën për shkak të “goditjeve nga shufrat e hekurit”, njoftoi zyra e prokurorisë lokale.
Ministri i Brendshëm francez Gérard Collomb vizitoi qytetin Calais gjatë natës dhe tha se përplasjet ishin jashtëzakonisht serioze.
Një nga të plagosurit bëhet e ditur se ishte goditur nga një plumb në pjesën e prapme të qafës.
“Ka pasur një përshkallëzim të dhunës që është bërë e padurueshme për popullin e Calais dhe për emigrantët”, tha ministri.
Ngatërresa fillestare, e cila zgjati pothuajse dy orë, shpërtheu në periferi të jugut të qytetit ku emigrantët prisnin në radhë për marrjen e ushimqeve falas.
Rreth 100 eritreanë dhe rreth 30 afganë u përfshinë në dhunë. Rrëmuja nisi kur një afgan filloi me të shtëna me armë, njofton AFP.