‘Emigrantët’, Trump do dërgojë ushtrinë në kufirin me Meksikën

Presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar të dërgojë ushtrinë e SHBA-ve për të siguruar kufirin jugor të vendit me Meksikën.

“Ne do të ndërmarrim veprime ushtarake”, tha Trump sot nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se ky do të ishte një “hap i madh”.

Më parë  Trump kërcënoi të zvogëlojë ndihmën ndaj Hondurasit, ndikuar kjo nga raportimet për një “karvan” azilkërkuesish nga ky vend që po i drejtoheshin SHBA-ve.

Të dy paraardhësit e Trump në Shtëpinë e Bardhë vendosën trupat e Gardës Kombëtare për të ndihmuar në sigurimin e kufirit amerikan.

Presidenti Barak Obama dërgoi qindra ushtarë për të mbrojtur kufirin, ndërsa Presidenti Xhorxh W. Bush shpërndau mijëra trupa për të ndihmuar Patrullën Kufitare në atë që u quajt Operacioni Jump Start.

Të martën, Trump tha se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (Nafta) ishte në rrezik nëse Meksika nuk ndalonte rrjedhën e emigrantëve.

Më parë gjatë ditës ai diskutoi tha për “karvanin” e emigrantëve nga Amerika Qëndrore se “po kalon Meksikën dhe po shkon drejt kufirit, ndaj duhet të ndalet më mirë para se të shkojë atje”.

Trump fillimisht shkroi të dielën për “karvanin” e rreth 1,000 imigrantëve pa dokumente azil kërkues pas një raporti të Fox Neës që përdorte termin në fjalë.

Turma, e cila ka marshuar përgjatë rrugëve dhe trenave në shtetin jugor të Meksikës, Oaxaca udhëhiqet nga organizata Pueblo Sin Fronteras ose Njerëzit pa Kufij.

Kjo nuk është hera e parë që Trump ka kritikuar kombin e Amerikës Qendrore, i cili është goditur nga trazirat gjithnjë e më vdekjeprurëse që nga zgjedhjet e kontestuara presidenciale nëntorin e kaluar.

Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë në Zyrën Ovale në janar, ai thuhet se iu referua atij kombi si një “vrimë mbeturinash”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne