Bota Islamofobi

Emine Erdogan: Të luftojmë së bashku kundër islamofobisë dhe racizmit

Emine Erdoan (Erdoğan), Bashkëshortja e President Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Kuadër të Asamblesë së 74-ët të Përgjithshme të OKB-së, u takua në Nju-Jork me përfaqësueset e komunitetit mysliman në Amerikë.

Në fjalimin e rastit Emine Erdoan shprehu kënaqësinë për takimin me përfaqësueset e komuniteteve myslimane në të katërta anët e botës.

Ajo theksoi se mendime të sëmura që e shtyjnë njerëzimin në urrejtje, ashtu si racizmi kanë humbur dhe janë larguar në shpirtin plot shëndet (mirëqenie) të Islamit, por në botë për shkak të islamofobisë në rritje, myslimanët janë etiketuar si “margjinalë”.

“Myslimanët përmenden me terrorin, dhunën ndaj grave dhe luftën. Disa zbatime kulturore që ne nuk i miratojmë (tolerojmë) aspak “shpjegohen si ‘feja islame’ dhe përdoren kundra’”, tha zonja e parë duke nënvizuar se myslimanët duhet të jenë edhe më të bashkuar.

Emine Erdoan theksoi se duhet luftuar së bashku ndaj islamofobisë dhe racizmit që është rritur prej 11 shtatorit e deri më tani dhe vijoi me fjalët: “Sportistja e olimpiadës Ibtihaj Muhammed është krenaria jonë. Malcom X na jep kurajë të gjithëve. Muhammed Ali ishte heroi ynë përtej oqeanit dhe sot e kësaj dite është frymëzim për nipërit tanë. Pra jeta jonë është e lidhur me njëra-tjetrën, si përplasja e krahëve të fluturës. Për këtë duhet të zgjerojmë marrëdhëniet tona”.

Në fund të fjalimit ajo i ftoi të pranishmit në Turqi dhe u bëri thirrje veçanërisht të rinjve që të jetojnë eksperiencën e studimeve në Turqi./trt

OPINIONE