Emiratet blejnë pasuritë e palestinezëve në Jerusalem për Izraelin

Afaristi palestinez i cili është i lidhur me kreun e Fatahut, Muhamed Dahlanin po planifikon të blejë paluajtshmëritë në qytetin e vjetër të Kudsit në emër të Emirateve të Bashkuara Arabe të cilët ndihmojnë okupimin për të zgjeruar vendbanimet ilegale, ka deklaruar zëvendësi i Lëvizjes islame në Palestinën e okupuar shejh Kemal Hatib.

Hatibi ka publikuar në murin e profilit të tij në Facebook se”afaristi nga Emirati,i cili është i afërt me trashëgimtarin e Abu Dabit, Muhamed bin Zajed, planifikon të blejë shtëpi dhe asete afër xhamisë së Al-Aksës me ndihmën e afaristit nga Jerusalemi i cili punon për Dahlanin”.

“Ata banorit të Kudsit i kanë ofruar 5 milion dollar për të blerë shtëpinë e tij e cila gjendet afër Mesxhidit të Al-Aksasë. Kur janë refuzuar, kanë ngritur çmimin në 20 milion dollar, por përpjekja për ta joshur ishte i pasuksesshëm. Hatibi ka paralajmëruar se përpjekjet e tilla janë të ngjashme nga viti 2014 kur”regjimi i bin Zajedit” ka blerë shtëpi për vendbanim në hapësirat e Silvanas dhe Vadi Hilvës në Jerusalemin e okupuar.

Ai ka shtuar:”Nën kushte të tilla të rrezikshme, këshillojmë njerëzit tanë besnik që të mos i shesin shtëpitë apo palujatshmërit e tyre kushdo çoftë ai dhe nën çfarë do mbulese çoftë…. pushtetarët e Emirateve janë kancer i cili po shkatërron trupin e ummetit tonë”. Kjo nuk është hera e parë që shejh Hatibi ka akuzuar Emiratet e Bashkuara Arabe se po blejnë asetet e banorëve të Kudsit në dobi të okupimit izraelit, posaçërisht ato në afërsi të kompleksit të xhamisë Al-Aksasë.

Hatibi ka paralajmëruar edhe më herët për këtë kërcënim në shtator në gazetën e Katarit Esh-Shark, në të cilin ka theksuar se”Emiratet e Bashkuara Arabe po blejnë shtëpitë e banorëve të Kudsit nëpërmjet shoqatave amerikane hebrenje me seli në Emirate”. Ai ka theksuar se Emiratet është e vetmi shtet arab i cili nga okupatori sionist ka marrë lejen që të”zgjidhi” çështjen palestineze në dobi të Izraelit, duke blerë palujatshmëritë e palestinezëve për okupatorin sionist.

“Shumica e atyre objekteve të cilët ata blejnë janë në afërsi të Al-Aksasë, cek Hatibi me ç’rast ata po ndihmojnë prezencën sioniste në Jerusalem dhe po punojnë në judaizmin e qytetit”.

Burimi : Islambosna/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne