Emiratet e Bashkuara Arabe fillojne projektin e themelimit të “qytetit shkencor” në Mars

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të EBA-s, ENA, Zv/presidenti, Kryeministri dhe Emiri i Dubait, Sheiku Muhammed bin Rashid Al Mektum dhe Princi Trashëgimtar i Abu Dabit Sheiku Muhammed bin Zajid Al Nahjan kanë nisur zyrtarisht projektin që do të kushtojë 136 milionë dollarë.

Theksohet se “qyteti i hapësirës” do të jetë i pari i këtij lloji dhe se do të ketë një model i cili do të mund të aplikohet mbi Marsin.

Bëhet e ditur se do të bëhen përpjekjet për sjelljen e shkencëtarëve më të mirë dhe përvojave shkencore në EBA në mënyrë që të realizohen hulumtimet për të gjetur zgjidhje për sigurinë e ujit dhe të energjisë.

Pas formimit të kushteve të ngjashme me atë në Mars, një grup i njerëzve do të jetojnë këtu gjatë një viti dhe do të vlerësohen rezultatet shkencore nga sjelljet e njerëzve në fjalë. Më pas këto përvoja do të përdoren edhe në udhëtimet që do të realizohen në hapësirë.

Dizajnimi i “qytetit shkencor” të Marsit, i cili thuhet se do ta ketë strukturën arkitekturore më të zhvilluar në botë do të bëhet nga inxhinieri i cili ka dizajnuar qendrën e re të Google në Londër.

Zv/presidenti i EBA-së, Muhammed bin Rashid el Mektum në muajin shkurt kishte njoftuar se me projektin “Mars 2117” po planifikojnë të ndërtojnë një qytet ku mund të jetohet në këtë planet./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne