Emiratet e Bashkuara Arabe do të tërheqin një ajsberg nga Antarktida për të ofruar ujë të pijshëm për miliona njerëz

Që jeta të lulëzojë në mes të shkretëtirës nuk është një detyrë e lehtë.
Por një kompani në Emiratet e Bashkuara Arabe ka një plan të çuditshëm për të ofruar ujë të pijshëm për qytetarët e shtetit.

Kompania ka në plan që të shkëpusë ajsbergë nga Antarktida dhe t’i tërheqë ata deri në gjirin e bregdetit në mënyrë që të prodhohen miliarda galonë ujë të freskët, transmeton Gazeta Express.

National Advisor Bureau, me zyre në qytetin Masdar, Abu Dhabi, ka në plan të krijojë blloqe masive të akullit nga Ishulli Heard, rreth 1000km larg bregdetit të Antarktidës.

Më pas do t’i transportojë ato rreth 9,000km n Fujairah, një nga shtatë shtetet që e përbëjnë EBA-n. Një ajsberg do të mund të ofronte mjaftueshëm ujë për një milion njerëz gjatë pesë viteve, thuhet sipas kompanisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne