Emiratet “thyejnë” bllokadën ndaj Katarit: gati ta ndihmojmë për Botërorin 2020

Nëse është e nevojshme, Emiratet e Bashkuara Arabe janë të gatshme të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë Katarin në organizimin e Kupës së Botës 2022, tha Aref al-Awani, drejtor i Kupës së ardhshme Azisë në futboll, që do të mbahet në Emiratet.

Al-Awani shtuar se si FIFA e si Shoqata e Futbollit të Katarit kanë dështuar në adresimin e një organizimi perfekt arab në këtë pikë, por që UAE ishte e gatshme për të ofruar ndihmë në organizimin e Kupës së Botës dhe të presë ndeshjet e këtij e kompeticioni të madh.

“Nëse FIFA ma e propozon, ne jemi të gatshëm për t’u ofruar me performancë ekonomike dhe medias”, tha ai.

FIFA po konsideron idenë që numri i përfaqsuesve në Botërorin e Katarit nga 32 do të rritet në 48, gjë që do të krijonte presion të madh në vendin e Gjirit.

Katari njoftoi se 90 për qind e infrastrukturës së nevojshme përfundon në vitin 2019, por në qoftë se FIFA vendos për të rritur numrin e skuadrave i duhet dhe katër stadiume shtesë.

Por Aëani nuk shpjegoi se si Emirateet do të merrin pjesë në projekt dhe do të ndihmonin Katarin ndërkohë që nuk kanë marrëdhënie diplomatike e janë madje në një krizë prej dy vitesh, që nga bllokada arabe ndaj Dohas.

Së bashku me Arabinë Saudite, Bahreinin dhe Egjipti, Emiratet në qershor 2017 morrën vendimin për një bllokadë ndaj Katarit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne