Emiri i Katarit falënderon Turqinë

Me zgjatjen e dorës së ndihmës së Turqisë ndaj Katarit, ndaj të cilit zbatohen sanksione diplomatike, Emiri i Katarit, Sheik Temim Bin Hamad Al Thani, e falënderoi Presidentin Erdogan për ndihmën e ofruar.

Sheiku Al Thani në llogarinë e tij në rrjetet sociale publikoi një mesazh falënderimi në gjuhën turke të cilit i shtoi edhe një video të shkurtë.

Në sfond të këtyre pamje të cilat përbëhen nga vizita e Emirit në Turqi, ishte postuar muzika e telenovelës “Zgjimi Ertugrul” (Dirilis Ertugrul).

Falënderimet e Emirit të Katarit erdhën pas deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Sekretari Tillerson nga vendet e rajonit kishte kërkuar zbutjen e sanksioneve ndaj Katarit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne