Emiri i Katarit: Kurrë nuk heqim dorë nga politikat tona

Emiri i Katarit ka deklaruar se kurrë nuk do të heqë dorë nga politikat e tij dhe jeta në Katar po zhvillohet në mënyrë normale. Ajo çfarë po zhvillohet kundër Katarit ishte projektuar më parë dhe jo për shkak të publikimit të disa deklarata të cilat nuk ishin të vërteta.

Agjencia e lajmeve ISNA duke cituar faqen informative Al Xhazira njoftoi se Tamim bin Hamd Al Thani, emiri i Katarit në fjalimin e tij dje në mbrëmje, deklaroi se çfarëdo lloj rrugëzgjidhjeje duhet të jetë e bazuar në dy parime kryesore, respektimin e sovranitetit të Katarit dhe mosdikimin e dëshirave të të tjerëve për këtë vend. Emiri i Katarit në vazhdim theksoi: “Çfarëdo lloj përpjekje për zgjidhjen e krizës duhet të garantojë se nuk kthehemi në metodat hakmarrëse ndaj popujve”. Emiri Katarit me këtë rast foli edhe për çështjen e Kodsit të pushtuar dhe tha: “Ajo çfarë sot po ndodhë në Kodsin e pushtuar, duhet të jetë një motiv për ruajtjen e unitetit të popujve arabë”. Emiri i Katarit shtoi: “Ka filluar një propagandë e gjerë kundër vendit tonë të cilën nuk e besojnë as ata që bëjnë pretendime kundër nesh. Ne jemi të pikëlluar shumë. Ne jemi dëshmitarë se si disa vende të caktuar po bëjnë përpjekje për ta njollosur imazhin e Katarit. Kjo është në kohën kur Katari në mënyrë të vazhdueshme ndjek luftën kundër terrorizmit dhe kjo gjë është pohuar edhe nga qarqet ndërkombëtare. Ne përkrah fenomeneve të tjera si varfëria, pushtimi etj., duhet të luftojmë edhe kundër terrorizmit. Shpresoj që mosmarrëveshjet të zgjidhen me bisedime dhe negociata dhe vëllezërit tanë të heqin dorë nga metoda e bllokadës”,- shtoi ndër të tjera Emiri i Katarit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne