Bota

Emiri i Katarit refuzon kërkim faljen ndaj Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik

Uebsajti informativ Aljum Al Sabah, duke iu referuar deklaratave luftënxitëse të Emirit të Katarit, ka raportuar se Sheikh Tamin ben Hamd ka refuzuar të këkroj falje ndaj vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, burime të afërta me qarqet politike në Doha, bëjnë të ditur se Emiri i Katarit ka refuzuar çdo ndërmjetësim që ka pasur për synim bindjen e tij për t’i kërkuar falje vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, për të parandaluar hendekun mes anëtareve të këtij këshilli, duke përfshirë këtu edhe ndërmjetësimin e disa vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit dhe fuqive të mëdha. Sipas këtij raporti, deklaratat e Sheikh Tamim kanë shkaktuar hendek të thellë në marrëdhëniet e Katarit dhe vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik. Tensioni i ri i krijuar mes Katarit dhe tre vendeve arabe të Gjirit Persik tregon një shtim të mundshëm të mosmarrëveshjeve mes këtyre vendeve në prapaskenë. Sfera e luftës mediale të vendeve arabe kundër Katarit u zgjerua edhe më shumë dhe Egjipti duke bllokuar transmetimin e programeve të rrjetit televiziv Al Xhazira të Katarit, në mënyrë zyrtare iu bashkua kësaj lufte./ PT