Emocionuese: Luftëtarët kthehen në vendin ku para 19 vjetësh humbën shokët e tyre

Ish luftetarët e UÇK-së, të prirë nga Xhevdet Qeriqi janë rikthyer në vendin ku para 19 vetësh ra në pritë kolona e ushtarëve të UÇK-së, derisa po kalonin kufirin Shqipëri-Kosovë.

Në krye të karvanit, ishte komandanti Mujë Krasniqi i cili bashkë me Beqir Gashin dhe shumë ushtarë të tjerë ranë në këtë betejë në të cilën u zunë të gjallë edhe disa pjestarë të UÇK-së.

Për ta kujtuar këtë moment dhimbje dhe krenarie ish ushtarët që mbetën gjallë nga kjo betejë pas 19 vjetësh janë kthyer në Cahan  te Shqiperise, aty ku ku edhe ekziston një xhirimi i kolones së ushtarëve që po niseshin nga Shqipëria në Kosovë.

Image

Qeriqi ka publikuar foton nga vendi që ruan shumë kujtime të asaj kohe duke paralajmëruar një marsh në nderim të dëshmorëve.

“Sot në vizitë fshatit Cahan Shqipëri. Në parapërgaditje për Marshin e datës 13.12.2017,në nderim të 41 Dëshmorëve të rënë 19.vite më parë në betejën e Pashtrikut”, shkruan Qeriqi në postimin e tij.

Një ditën e nises për në Kosovë, para 19 vjetësh është bërë edhe ky xhirim që dëshmon momentet e fundit para një beteje që do merrte shumë jetë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne