EMRAT/ Ishin dënuar për vrāsje, ekstradohen nga Anglia dy shqiptarë

Janë kapur dhe ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar, dy shqiptarë të dënuar për vepra të rënda kundër personit.

Paraditen e sotme, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra drejt vendit tonë i Hektor Mahmutajt, 45 vjeç, lindur në Fier dhe Ronaldo Kolndreut, 21 vjeç, lindur në Tiranë.

Mahmutaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrāsja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “ārmëmbajtja pa leje”.

Në vitin 1997, Hektor Mahmutaj, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër, ka vrārë me ārmë zjarri G. J.

Ndërsa, Kolndreu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrāsja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, Kolndreu ka plāgosur me thikë shtetasin S. B.

Njoftimi:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi i suksesshëm me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë këtij bashkëpunimi janë kapur dhe ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar, dy shtetas shqiptarë të dënuar për vepra të rënda kundër personit.

Paraditen e sotme, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë Hektor Mahmutaj, 45 vjeç, lindur në Fier dhe Ronaldo Kolndreu, 21 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi Hektor Mahmutaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrāsja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “ārmëmbajtja pa leje”.

Në vitin 1997, Hektor Mahmutaj, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër, ka vrārë me ārmë zjarri shtetasin G. J.

Shtetasi Ronaldo Kolndreu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrāsja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, shtetasi Ronaldo Kolndreu ka plāgosur me thikë shtetasin S. B.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tyre në Londër dhe ekstradimi drejt vendit tonë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne