EMRAT/ Kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak të Durrësit, mes tyre personi që i dha skafin Saimir Tahirit

Është bërë publike lista e 65 kandidatëve të Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit të Durrësit.

Në krye të renditjes është radhitur Spartak Kovaçi, drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve, emri i të cilit është lakuar si kandidat potencial në garën për postin e krybashkiakut, para shpalljes së kandidaturës së Valbona Sakos, drejtoreshës së Tatimeve.

Më tej, vjen e radhitur Jolanda Mustafaraj, drejtoresha e Rezidencave Qeveritare në Durrës, që ndiqet nga Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit të Qarkut të Durrësit. Lista vijon me Ana Dhamon, pedagoge dhe Ani Dyrmishin, drejtorin e Hekurudhave, i cili ka qenë pjesë e “listës së zezë” me zyrtarët më të korruptuar të publikuar më herët nga kryeministri Edi Rama, pas anketimit të bërë me qytetarët.

Pjesë e listës janë edhe dy ish-anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Jurgen Dashi dhe Adriana Hatellari. Mund të veçojmë edhe kandidatin Orges Liperi, emri i të cilit është bërë publik gjatë hetimeve mbi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, pasi njihej si personi që i kishte dhënë skafin privat.

Sipas hetimeve të organit të akuzës, më datë 8 gusht të vitit 2014, Tahiri kishte udhëtuar nga Saranda drejt Korfuzit me një gomone “Solemar” 12-metërshe, që rezultoi të ishte në pronësi të sipërmarrësit të bimëve mjekësore, Liperit.

LISTA E KANDIDATËVE TË PARTISË SOCIALISTE PËR KËSHILLIN BASHKIAK DURRËS

SPARTAK KOVACI
JOLANDA MUSTAFARAJ
ALFRED MULLARAJ
ANA DHAMO
ANI DYRMISHI

ANILA KAPIDANI
AFRIM BAKAJ
ZAMIRA MUSTAFARAJ
AGIM KARAJ
ADRIANA HATELLARI
JURGEN ZAZA
SILVA ALEKSI

AGIM CIRAKU
VIOLETA MYHEDINi
JURGEN DASHI
PAMELA BARDHAJ
KLODIAN KERTUSHA

SILVANA KAVAJA
INDRIT CERLOJ
NURIJE GJONI
ILIR SUBASHI
ALNEIDA RROSHI
ARTION BEQIRAJ
PERIANA KOTRI

ARBEN ISAKU
ETLEVA BUDINI
MAHMUT MANI
DENISA LUARASI
ERMAND LACI
VALBONA BEGICI
ORGES LIPERI

JULIANA OSMANI
ARDIAN PEZA
FLORESHA QOSHI
TOMOR AGALLIU
EZMERALDA XHERAJ
ELIO JANI

LEJLA COLLAKU
ALBAN RAMOHITAJ
KLMENTINA MEÇI
KASTRIOT XHANGOLI
ENI KARABOJA
GERALD DAUTAJ
ROMINA UKA

PETRIT ISMAILATI
ROBERTA KOTI
ALEKSANDER CANGONJA
SHQIPONJA IBRAHIMI
FATMIR MERKURI
MIMOZA XHENGO
VALTER HOXHA
MARJETA MILLOSHI
RENIS MULLAJ
LULJETA METANI
ARBER ELMADHI
HOLTA PENGU
MUHARREM TAFA

MARSIDA DAJA
ESAT LICA
JONIDA LLESHI
SPIRO PACO
LAERTA AZISLLARI
ILIR SHABANI
AGNEZA BERISHA
ERALD SHAHINI.

/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne