EMRAT/ Plas sherri në paraburgimin e Vlorës mes 4 të dënuarve, rrihen edhe gardianët

Katër të paraburgosur në Vlorë mësohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në ambientet e dhomës së telefonatave.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur më 3 Maj, ndërsa dhunës nuk i kanë shpëtuar as gardianët e burgut.

Eduart Xhezo, Emilent Dhepa, Lulzim Demiraj të cilët kanë rrahur dhe dhunuar të dënuarin tjetër Eduart Ahmeti, ndërsa kanë dhunuar edhe gardianët e burgut në momentin që kanë ndërhyrë për t’i ndarë.

Pas sherrit, Eduart Xhezon, Emilent Xhepën dhe Lulzim Demirajn janë izoluar për tre muaj në biruca. Gazetari Enrik Mehmeti per “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë edhe vendimin e gjykatës për izolimin e një prej të burgosurve, Lulzim Demiraj për tre muaj./BW

foto galeri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne