EMRAT/ Terrorizuan Skraparin duke qëlluar me armë në ajër, kapen dy vëllezërit që i bënë rezistencë policisë

Dy vëllezër me probleme mendore nga qyteti i Skraparit, pas një sherri banal mes tyre, kanë dalë në dritare dhe kanë filluar të qëllojnë me kallashnikov në ajër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme në lagjen “5 Shtatori” në qytetin e Skraparit. Hasan dhe Hysen Hoxha, përkatësisht 57 dhe 61-vjeç, kanë terrorizuar gjithë qytetin nga krismat e armëve dhe pas mbërritjes së policisë afër banesës së tyre, ata janë frikësuar dhe kanë filluar të qëllojnë sërish.

“News 24” raporton se njëri nga vëllezërit, Hyseni ka dalë jashtë pak minuta pas mbërritjes së policisë, ndërkohë që vëllai i tij është mbyllur brenda banesës, ku ka qëlluar edhe disa herë të tjera.

Shërbimet e Policisë ndërmorën masa sigurie duke rrethuar pallatin dhe duke i bërë thirrje që të dorëzohej por ai nuk ju përgjigj thirrjeve të Policisë.

DPV e Beratit ka kërkuar përforcime nga forcat speciale pasi kjo situatë zgjati për më shumë se 2-orë dhe askush prej forcave të policisë nuk mundi ti afrohej pallatit ku jetonin dy vëllezërit sepse për shkak të problemeve të tyre të shëndetit mendor ata i trembeshin faktin se ai mund ta drejtonte armën edhe nga efektivët e policisë.

Në ndihmë të forcave të Policisë Berat kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas, për të negociuar me 57-vjeçarin Hasan Hoxha që ai të dilte me “duart lart” nga banesa dhe të dorëzohej.

Qetësia e banorëve të Skraparit u rikthyen rreth orës 01:30 të mëngjesit, kur 57-vjeçari Hasan Hoxha doli nga banesa dhe u dorëzua. Të dy vëllezërit Hoxha janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Policia deklaron zyrtarisht se në orë 01:15, u arrestua në flagrancë, shtetasi Hekuran Hoxha, 58 vjeç, banues në lagjen “5 Shtatori” në Çorovodë, sepse të martën ora 19:30, në banesën e tij ka qëlluar me armë zjarri automatik.

Nga kontrolli ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një automatik Model 56, një krehër me fishekë dhe 28 fishekë model 56. Ai akuzohet për ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishje të qetësisë publike”./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne