EMRAT/ Vijon vala e vettingut, ja cilët janë 13 prokurorëve që do kalojnë në site

Ka nisur sot procesin e kontrollit të dosjeve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për 13 prokurorë, përfshi këtu edhe kryeprokurorin në detyrë, Adriatik Llalla. Ata janë të parët që po i nënshtrohen këtij procesi, pasi kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Ndërkohë që në Prokurorinë e Përgjithshme janë përzgjedhur për tu kontrolluar nga tre dosje për kreun e akuzës Adriatik Llalla, për anëtarin e KED Rovena Gashi si dhe për tre kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Kosta Beluri, Anila Leka, dhe Arben Dollapi.

Procesit të vettingut, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, po i nënshtrohen: Besnik Muçi, Gentian Osmani dhe Gentian Trenova.

Tek Prokuroria e Tiranës po kalojnë në këtë proces kontrolli Dritan Rreshka, Antoneta Sevdari, Shpëtim Kurti, Arben Nela dhe Adriatik Cama.

Ndërsa me short janë përzgjedhur më parë dhe dosjet për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetueses, Gjykatës së Lartë.

PROKURORIA E PËRGJITHSHME

Adriatik LLalla

Rovena Gashi

Kosta Beluri

Anila Leka

Arben Dollapi

PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA

Besnik Muçi

Gentian Osmani

Gentian Trenova

PROKURORIA E TIRANËS

Dritan Rreshka

Antoneta Sevdari

Shpëtim Kurti

Arben Nela

Atriatik Cama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne