EMRI – FOTO / E rëndë në Greqi, zhduket vajza shqiptare 2 vjeçe, në kërkim në 3 shtete

Mediat greke raportojnë për një ngjarje të rëndë, protagoniste e së cilës është një vajzë vetëm 2 vjeçe me origjinë nga Shqipëria.

Vogëlushja shqiptare ka humbur në Pire të shtetit fqinj në lagjen “’Paleo Faliro’.  Shqiptarja quhet Athina Hazizi dhe për humbjen e saj janë vënë në dijeni autoritetet kufitare shqiptare, bullgare dhe maqedonase.

 

  • foto galeri
  • foto galeri

Akoma nuk dihet nëse vajza ka humbur rastësisht apo e kanë rrëmbyer. Nuk dihet po ashtu nëse ajo është brenda kufirit grek apo e ka kaluar atë.

Autoritetet helene i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë dijeni që të njoftojnë nëse e shohin vogëlushen nga Shqipëria./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne