EMRI/ Fqinjët ndjejnë erën e rëndë, policia gjen të vdekur në banesë 60-vjeçarin

Policia ka gjetur të vdekur 60-vjeçarin Bajram Brataj në Fier.

Kanë qenë banorët e pallatit, të cilët kanë lajmëruar policinë për shkak të erës së rëndë që vinte nga banesa e viktimës. Kur kanë hyrë në banesë oficerët e policisë, Brataj ishte i pajetë.

Mendohet se ai ka disa ditë që ka ndërruar jetë, pasi trupi është gjetur tërësisht i dekompozuar.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mundur të hyjnë nga dritaret e banesës, pasi dera qëndronte e mbyllur, për të nxjerrë trupin e pajetë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne