Emri mysliman ‘Aziz’ në Starbucks u bë ‘ISIS’

Zinxhiri i njohur i kafesë “Starbucks” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka ngjallur sërish reagime, pasi emrin e një klienti mysliman e ndryshuar në ‘ISIS’, që është shkurtesa në anglisht e organizatës terroriste DAESH.

Shkrimi i emrit të një myslimani me emrin ‘Aziz’, i cili kishte blerë kafe në zinxhirin e njohur të kafesë “Starbucks” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), në formën ‘ISIS’, që është shkurtimi në anglisht i organizatës terroriste DAESH, ka ngjallur reagime të shumta.

Një mysliman me emrin Abdulaziz Niquel Johnson, kur dha porosinë për kafe në një dyqan të ‘Starbucks’ në Filadelfia, punonjësit i tha emrin “Aziz”, por kur mori kafenë ai pa që në gotë në vend të emrit “Aziz” ishte shkruar “ISIS”, shkurtesa (akronimi) në anglisht i organizatës terroriste DAESH.

Johnson reagoi ndaj këtij veprimi duke thënë se ndryshimi i emrit të tij në “ISIS” kishte ndodhur për shkak të mendimeve islamofobe, ngaqë në momentin që kishte porositur kafenë ai kishte veshur rroba tradicionale fetare.

“Unë u shokova, u trondita shumë dhe u zemërova. Ndjeva se ky ishte diskriminim”,- tha 40-vjeçari Abdulaziz Niquel Johnson, ndërsa shtoi se kishte bërë kallëzim penal kundër kompanisë.

Në një deklaratë të bërë nga “Starbucks” thuhet se si rezultat i shqyrtimit të kësaj çështjeje është konstatuar që emri i Johnson-it ishte shqiptuar aksidentalisht “ISIS” duke argumentuar se incidenti nuk ishte shkaktuar nga ndonjë diskriminim apo paragjykim.

Një reagim të madh kishte ngjallur vitin e kaluar në mbarë Amerikën edhe një video tjetër në lidhje me “Starbucks”, ku në pamjet e regjistruara me celular duket se si i thirret Policia dhe 2 klientë me ngjyrë nxirren jashtë dyqanit. Zinxhiri i kafesë me seli në Seattle ishte detyruar ti mbante përkohësisht mbyllur dyqanet për të trajnuar me mijëra punonjësit e vet në ShBA për “paragjykimet raciste”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne