EMRI/ PD “tradhtohet” nga një tjetër kandidat në kulmin e protestave

Opozita e bashkuar që pas djegies së mandateve ka dalë në rrugë për të protestuar për largimin e Edi Ramës nga qeveria. Ata e akuzojnë për vjedhje votash dhe si të lidhur me krimin. Por plani i opozitës nuk ka shkuar si duhet pasi janë “tradhtuar” nga disa deputetë të listave të cilët kanë pranuar mandatin dhe janë futur në parlament.

Në momentin që protestat kanë arritur kulmin dhe kanë sjellë trazira, e kur opozita mblidhet pas disa orësh për të protestat para Kryeministrisë një tjetër kandidat kërkon mandatin e deputetit në KQZ.

Bëhet fjalë për një emër nga listat e PD-së që kërkon të jetë pjesë e Parlamentit. Kandidati për Tiranën nga listat e PD, Halit Valteri, ka dorëzuar në KQZ ditën e sotme formularin e dekriminalizimit.

Me marrjen e mandatit të Valterit, numri i deputetëve në Kuvend shkon në 117, nga të cilët 38 janë nga opozita.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne