EMRI/ Rrëmbeu e përdhunoi infermieren, ja sa vite u dënua shqiptari 20 vjeçar

Denohet me 7 vjet burg ne Itali, shqiptari 20 vjecar Enriges Kavalli, i arresuar per rrembimin dhe perdhunimin enje infermiere ne qendren ku ai trajtohej.

Enriges Kavalli

Mediat italiane raportojne se ne shkallen e pare ai u dënua me 6 vjet. Në prag të dëgjimit të gjykimit, para gjykates pati protesta. Akuza kishte kerkuar 16 vjet, nderkohe qe ne fund u vendos 7 vjet. Ai akuzohet per dhunë seksuale, plaçkitje, rrëmbime, plagosje dhe mbajtje armesh.

Ai ishte ne nje qender rezidenciale per paciente me probleme psikike, kur nen kercenimin enje thike mori peng dy infermiere.

Ngjarja e rende ndodhi nje vit me pare në Avexano të Italisë, ku shqiptari, Enriges Kavalli, sot 20 vjecar rrëmbeu dy infermiere dhe njërën prej tyre e përdhunoi në makine.

Shqiptari gjate arrestimit

Shqiptari gjate arrestimit

 

Ai ka pasur precedentë të mëparshëm penale. Një nga infermierët, ajo që është përrdhunuar ka treguar për policinë se u detyrua të ikte me shqiptarin, pasi ai e kërcënoi me një thikë, se bashku me një kolegen tjetër, po infirmiere.

Ajo tregoi se është dhunuar fizikisht, është lidhur nga i riu shqiptar dhe më pas është përdhunuar, jashtë qendrës, në një zonë periferike, ku nuk kishte njerez.

Përdhunimi ndodhi brenda në mjet. Në një momenet, infermierja ka mundur të arratiset dhe të kërkojë ndihmë.

Ajo njoftoi disa banorë aty pranë e ishin ata që telefonuan policinë. Shqiptari u end në pyll për të humbur gjurmët por me pas u kap.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne