EMRI+FOTO/ Vajti të merrte rrogën në fasoneri, zhduket në mënyrë misterioze 34-vjeçari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti bregdetar. Burime për mediat bëjnë me dije se është zhdukur që prej të hënës në rrethana misterioze, 34-vjeçari Martin Seleni.

Familja ka denoncuar zhdukjen e të riut në Polici, pasi ai shkoi pranë një fasonerie ku punonte që të merrte rrogën, dhe që nga ai moment është zhdukur dhe askush nuk di më asgjë për të.

Seleni sipas familjarëve ka qenë një djalë i qetë dhe nuk ka patur asnjë problem apo konflikt.

Ai ka qenë punonjës në një nga fasoneritë e qytetit. Familja apelon për ndihmë, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të gjetur të riun./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne